Banesa e një personi në fshatin Terihat, Bashkia Dropull është grabitur gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash. Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.
Burime të Panorama thanë se pronari i banesës, Vasil Basho jeton në Greqi dhe është informuar mbi ngjarjen. Ai është nisur me urgjencë drejt fshatit për të mësuar më shumë mbi ngjarjen.
Në banesë mësohet se ka qenë vetëm vjehrra e tij me një grua tjetër të moshuar, fqinje, e cila rrinte me 80-vjeçaren per ti bere shoqeri. Ato deklarojne se nuk jane dhunuar dhe nuk jane perballur me autoret.
Sakaq, lidhur me shumen e grabitur, mesohet se eshte rreth 15 mijë euro. Kaq eshte shifra qe pretendon i zoti i shtëpisë që i kanë marrë. Por zyrtarisht ende nuk ka asnje te dhene per parate e grabitura.
Gjirokastër/Informacion Paraprak
Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.