Hedhja në erë me eksploziv e makinës së prokurorit Kuliçi, reagon ashpër kreu i Gjykatës së Vlorës dhe lëshon paralajmërimin e rëndë: Ngjarje e shëmtuar, ka lidhje me…

0
285

Pas hedhjes në erë të makinës së prokurorit Albert Kuliçi ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kreut të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca.

 “Ngjarja është e shëmtuar, ka lidhje me detyrën që kryen prokurori, ne po punojmë për zbardhjen e plotë të saj”, deklaroi Halluçi.

Ndërkohë që i pyetur nëse ndihej i kërcënuar në detyrën e tij, Halluçi tha se qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë, pasi gjykata dhe prokuroria janë duke ushtruar në mënyrë të drejtë detyrën e tyre.

“Nuk ndihem i kërcënuar, ka burra në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës që punojnë natë e ditë për të bërë detyrën”, tha Halluçi, ndërsa tregoi dhe pistën kryesore në të cilën janë fokusuar hetimet, që është ajo për çështjen e pronave në bregdet.

“Ata që kanë grabitur pronat e qytetarëve të Vlorës, nuk do t’i gëzojnë, Kuliçi është një nga prokurorët më të mirë të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Halluçi.

Vetëm në muajt e fundit prokurori Kuliçi kishte kërkuar vendosjen e masës së sekuestros për shumë prona në Vlorë, që rridhnin  nga aktiviteti kriminal, dhe që kapnin shifrën prej miliona eurosh. Po ashtu ai kishte në dorë dosjen e tokave në Zvërnec si dhe kishte marrë si të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here