Në orët e vona të mbrëmjes që lamë pas ndodhi një grabitje në banesën e shtetasit Vasil Basha, në Gjirokastër.
Mësohet se tre shtetas me maska, doreza dhe armë kanë shqyer derën dhe kanë marrë një valixhe ku në të pretendohet se ishin 15.000 euro.
Në banesë kanë qenë dy gra të cilat i kanë mbyllur në një dhomë, ndërsa nuk kanë mundur dot që të identifikojnë autorët.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, dhe po punohet për zbardhjen e rastit.