Erdhi urgjentisht nga Greqia në Gjirokastër, pronari i shtëpisë zbulon shifrën e saktë të parave që i kanë vjedhur dhe ngre dyshimet e rënda: I dinin lëvizjet tona! (VIDEO)

0
443

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vjedhja e një sasie të konsiderueshme parash nga disa persona në një banesë në Dropull të Gjirokastrës. Djali i familjes që jetonte në Greqi, sapo mori vesh lajmin e rëndë u nis drejt Shqipërisë, Ai dyshon se këtë veprim e kanë kryer njerëz të njohur, që ishin në dijeni edhe për lëvizjet e tyre.

“Më shumë na vjen keq për dokumentet e bankës kartat e identitetit dhe ato të doktorëve që vemi në Janinë. Sikur të isha në një biznesmen, një copë taksixhi jam. Mund të jetë 2500 euro. U tremba në fillim por nuk është ajo shifër që u tha në fillim, se djali i kishte marrë lekët dhe i kishte çuar në Janinë. Janë edhe ca lek, 80 mijë lek dhe 1500 euro. I mbajmë në shtëpi, kemi plakën, sot jemi nesër s’jemi, lekët duhen në shtëpi.”, tha djali i shtëpisë për Report TV.

“Erdhën nga kunati andej, u futen brenda. I kanë vënë pistoletën në kokë. Kanë marrë plotë gjëra. Kanë marrë lekë dokumente dhe çfarë kisha. Sa erdha nga Athina dhe ende nuk e di çfarë kanë marrë. Mamaja është në gjendje shumë të rënduar. Lekët i kishim nga puna, nuk kisha para. Ato që punoja kisha. Na ka dërguar edhe djali. Nuk e di nëse e ka ditur njeri. Ata flisnin edhe shqip edhe greqisht. Ne dje në mëngjes ikëm në Athinë.”, u shpreh nusja e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here