Përveç këshillave për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, doktor Ruzhdiu është pyetur edhe nga vetë Arjan Çani për një problem që ka në shputën e këmbës.
Arjan Çani: Ta filloj nga vetja njëherë se ngela duke u marrë me njerëz të tjerë, do interesohem çik për veten time. Ç’a të bëj vëlla se bëra rezonancë magnetike, tek shputa e këmbës, tek gishti i dytë sikur më është shtrembëruar pak. Është borsit…
Ruzhdi Metali: Borsit është kalcifikim…
Arjan Çani: Në rregull pra. Përveç metodave shkencore, çfarë më propozon, ma thuaj live…
Ruzhdi Metali: Vaj magnezi vetëm. Nuk e njeh shkenca këtu në Shqipëri.
Arjan Çani: Vaj magnezi? Duhet ta pi? Apo duhet ta fërkoj me vaj magnezi?
Ruzhdi Metali: E lyen, nga lëkura është më e mirë. Arjan, ti je grupi zero. Grupi 0 është kandidat për ostoporozë.
Arjan Çani: Bravo, artrite pafund.
Ruzhdi Metali: Unë të marr në dorëzim, të piketoj përnjëherë.
Arjan Çani: Më merr në dorëzim në ç’kuptim?
Ruzhdi Metali: Të ndaj pjesë-pjesë, të pastroj, të vajis, të montoj prapë. Bejten për 10 ditë, 10 kile e ul. Dymbëdhjetë kile e ul unë, po 10 kile e kam në xhep.
Arjan Çani: Mua po më krijohet stres te shputa.
Ruzhdi Metali: Unë të piketoj përnjëherë.
Arjan Çani: Ti thua vetëm lyerje me magnez? Nuk ka ndonjë mundësi tjetër?
Ruzhdi Metali: Kjo është nga jashtë. Tani nga goja. Nga goja do ndryshosh komplet ushqimin ti.
Arjan Çani: Jo, ushqimin e kam ndryshuar me kohë, ti e di
Ruzhdi Metali: O Arjan, nuk merret vetëm gishti…Gishti nuk jeton në Tepelenë e ti jeton në Kukës… Je trup komplet, marrim komplet organizmin.
Arjan Çani: Mua më kanë thënë akupumturat. Ja vlejnë?
Ruzhdi Metali: Ato ja vlejnë.
Arjan Çani: Pra është e mirë akupumtura?
Ruzhdi Metali: Shumë e mirë!
