Mbrëmjen e djeshme presidenti i Republikës u kujdes që në mediat e tij të publikonte takimin e tij me pinjollin e Sorosit, Aleksin, takim që mori dhenë dhe shkaktoi habi në atmosferën politike dhe mediatike shqiptare. Ilir floriri pasi u kujdes që nëpërmjet Fanes të jepte një skup të nivelit të lartë për opinionin, duke i bërë nder të pashoq lakeut të tij mediatik, nxorri si histori suksesi takimin e djeshëm.
Mic Sokoli i presidencës, nga një luan që do i vinte gjoksin topit kundër koalicionit sorosian, u shndërrua në një miush i zgjebosur që lëpinte djathin në dorën e Aleksit. Njeriu që delironte duke veshur në personin e tij mitet e Micit, Avniut, Mujo Ulqinakut e shumë të tjerëve u rikthye në origjinën e tij, atë të batakçiut.
Zhgënjim i rëndë ishte për Altin Goxhajn, një personazh që e idealizonte Ilir Metën si majën e luftëtarëve antisoros, i cili për fat të keq e shkërmoqi imazhin e tij në një batakçi bythëlëpirës para koalicionit sorosian.
“Kjo Klasë Politike është një batak kompromisesh, shantazhesh, gjobash, pazaresh, allishverishesh, dhe gjithfarë maskaralliqesh! të gjitha në kurriz të popullit! Presidenti Meta që i kërkon Sorosit personalisht të “gjallërojë” shoqërinë civile!!! Dhe i tregon Sorosit që Rama paskërka kap drejtësinë!!!
Tashmë të gjithë në Çanakun e Sorosit!”, reagoi avokati antisorosian Altin Goxhaj.
Në realitet zhgënjim i rëndë për antisorosianin Goxhaj dalja nga rreshti antisoros i Ilir Floririt.
Në fakt, Altin Goxhaj ka ushqyer iluzione të gabuara në figurën e Ilir Metës. Karriera politike e floririt Ilir është njësia matëse absolute e batakçinjve politikanë. Ilir Meta është maja e të gjithë tufës së politikanëve shqiptarë të cilët nuk mund të kapin kurrë etalonin Ilir.
Të pretendosh që Ilir Meta është antisorosian, kur njeriu kryesor i sorosit shefi i fondacionit Besa është sponsorizuesi dhe njeriu më besnik i LSI është si të fusësh sytë në thes me kripë e të ulërasësh ‘qeeeejf o qeeeejf’. Ky njeri merr si fis pjesë në fushatat elektorale në ndihmë të Ilir Metës, të cilin e financon me paratë e fondacionit.
Altin mos u zhgënje nga Ilir floriri. Ka probleme të mprehta ky Mic Sokol i kohëve moderne.
Ka probleme me pasurinë e vënë me mundim ndër vite. Si kryebatakçiu më në zë i politikanëve shqiptarë, Ilir Meta ka qenë protagonist me figurë e me zë në afera miliona dollarëshe, në financime të dyshimta biznesmenësh dhe deri në miliarda të pasqyruara në apartamente, vila apo pallate të cilat mundohet ti justifikojë me aftësinë menaxheriale të vjehrrit Zani si biznesmen i suksesshëm.
Ku është Ilir Meta, ka nga një matrapazllëk në mes dhe për këtë ti je i bindur Altin Goxhaj.
Duhet ta kuptosh Ilir floririn se erdhi SPAKU. A i ke parë politikanët shqiptarë nga dita e krijimit të SPAK. Të gjithë bashkë janë shndëruar si kalorësit e fytyrave të vrerosura. Skanë faj Altin të majtë e të djathtë me në krye batakçiun Like, stë falin këta. Politikën rumune e futën të gjithë burgjeve.
Sanaderin e Kroacisë e ngritën në ajër megjithëse ju dhuroi reformën në drejtësi. Ju erdhi radha. Mos u mërzit me Liken. Në fund të fundit një kërkesë të vogël i bëri Aleksit t’ja përcillte babait plak. Mos ta fusin në burg. Mos të të duket çudi Altin, kalorësve po ju varen këmbët.
Ti e ke zanatin tënd i dashur Altin. Pankartën në dorë dhe vazhdo luftën tënde antisorros. Mos u merr me batakçinj Altin. Këta kanë ngrënë kazanë me çorbë të prishur dhe tani ju ka ardh koha ta vjedhin gjithë jetën .
Nga nesër Altin pankartën në dorë dhe shkruaj poshtë Sorosi. I vetëm ama, se këta të shesin.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/