Bllokohen seancat gjyqësore, kreu i Gjykatës Antikorrupsion i bën kërkesën e parë kreut të SPAK

0
338

Për shkak se Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) është në fazë tranzitore e cila sapo ka filluar punën, janë bllokuar edhe seancat gjyqësore në Gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO).

Mësohet se kreu i GJKKO-së, Sandër Simoni, i është drejtuar me një shkresë kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja, ku i kërkon pjesëmarrjen e prokurorëve të posaçëm në seanca.

“Burime jo-zyrtare më bëjnë me dije se ditën e sotme Sandër Simoni, i cili mban detyrën tranzitore si kreu i GJKKO-së, i ka dërguar një shkresë Arben Krajës ku i kërkon prezencën e prokurorëve të posaçëm në seancat gjyqësore, pasi kjo është dita e dytë që seancat gjyqësore nuk po zhvillohen. Në fakt, nuk po zhvillohen sepse duhen pak kohë deri sa SPAK të kalojë fazën tranzitore, pra çështjet administrative që lidhen me shortimin e dosjeve”, shkruan TCH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here