Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë Tonin Vocaj

0
436

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit  ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. 

Lidhur me pasurinë, rezulton se Tonin Vocaj ka deklaruar apartament 69 m katror, në bashkëpronësi me bashkëshorten, nënën dhe vajzën. Apartamenti është blerë me kredi në vlerën e 1 mln lekëve, marrë me statusin e të pastrehut.

Gjithashtu, Vocaj ka një apartament me sipërfaqe 42.10 m katron në Kajavë, i blerë me kredi dhe kursime familjare.

Apartamenti i dytë, i blerë në Golem me vlerën e 15 mijë eurove, nga të cilat 5 mijë euro i ka marrë borxh te të afërmit e tij. Tre muaj pas shlyerjes së pagesës së apartamentit, Vocaj ka marrë një kredi për shlyerjen e borxhit.

Vocaj zotëron edhe një tokë bujqësore në Lezhë, pjesërisht e hipotekuar, me një vlerë prej 2 mln lekësh.

Zyrtari i policisë ka një zotërim një mjet tip Benz, i blerë në 2013 në vlerën e 3 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here