‘Blindohet’ Kukësi, forcat RENEA arrestojnë në kufi të shumëkërkuarin për vrasje (EMRI)

0
482

Forcat RENEA në bashkëpunim me policinë e Kukësit kanë organizuar një operacion ‘blic’. Pas kontrolleve të befasishme është vënë në pranga në Morinë shtetasi Burim Duraku, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar për ‘’vrasje dhe grabitje”.

Aksioni i policisë në Kukës nisi që prej mbrëmjes së djeshme, ku janë kryer kontrolle për të zbuluar persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për këtë operacion, i cili pritet të shtrihet dhe në qytete të tjera të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here