Aktorja e madhe e skenës shqiptare Tinka Kurti feston sot 87-vjetorin e lindjes.
Me role karakteri ajo spikati jo vetëm për dramën që këto role mbartën, por dhe mënyrën e interpretimit.
Prej vitit 1949 ajo u emërua aktore në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku interpretoi mbi 120 role. Tinka Kurti do të shkëlqejë në rolet protagoniste në shfaqjet: “Gjaku i Arbërit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, “Fisheku në pajë”, “Fejesa” etj. Ajo ka interpretuar mbi 35 role në kinema dhe do të mbahet mend në rolin e prostagonistes, në filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë ”Tana”, në vitin 1958.
Tinka ka spikatur me rolet e Nënë Pashakos tek filmi “Yjet e netëve të gjata”(1972), Nëna tek filmi “Çifti i lumtur”(1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”(1993) etj.
Një artsite e madhe që ka lënë gjurmë në historinë e kinematografisë dhe teatrit tonë