Dëmet e shkaktuara nga tërmeti, Bashkia Lezhë miraton bonusin e qerasë, kush përfiton dhe familjet që përjashtohen

0
398

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar bonusin e qirasë për 160 familjet e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Mësohet se për apartamente 1+1 do të paguhet 12 mijë e 600 lekë, për apartamentet 2+1 15 mijë e 400 lekë, ndërsa për apartamentet 3+1 20 mijë e 400 lekë.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili theksoi se pas rikonstruksionit të banesave banorët do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

“Duhet të kuptojmë se ne nuk mund të operojmë mbi personat që janë qiraxhinj, por vetëm ata që kanë banesën dhe ata që janë në banesa shtetërore, aplikohet. Këtu shpërndarja është mikse, pallatet e reja si konstrukt nuk na kanë rezultuar se janë të pabanueshme, por banesa të ndryshme brenda pallateve kanë shembje të mureve të brendshme, prandaj janë trajtuar me bonus qiraje. Operatori që ka bërë pallatin do të riparojë hyrjet atëherë do të rikthehen në banesat përkatëse. Mendoj se për pak ditë do të mbledhin këshillin për miratimin e shembjes së disa objekteve. Zgjidhje me të shpejtë se bonusi i qirasë, se pjesa më e madhe do të përballohet nga qeveria. Ne po operojmë me qeverinë që të hyjmë në fazën e shembjes dhe rindërtimit të disa objekteve, ku po u them hapur se prevalon pallati ’88”, deklaroi Ndreu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here