Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i ftuar në emisionin ‘Dita Jonë’ foli për ndihmën që Bashkimi Europian ka dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për konferencën e donatorëve që pritet të mbahet në fund të muajit janar.
Soreca u shpreh se 15 milionë euro janë hapi i parë që BE ka ofruar për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit.
“BE, Banka Botërore dhe OKB-ja për të realizuar këtë proces, i cili zgjat nga 6 deri në 8 javë për të vlerësuar dëmet në të gjitha këto ndërtesa. Këtu shikohet e gjithë pjesë e infrastrukturës, patjetër edhe banesat. Kjo është pjesë e mekanizimit të BE-së. Në rast se do të ndodhte një tjetër tërmet edhe popullsia të jetë e trajnuar që të dijë se çfarë të bëjë. Ne kemi 15 ekspertë nga BE që do të vijojnë punën në javët në vijim. Për të parë ku do të shkojnë paratë që janë premtuar. Prandaj do të bëhet edhe konferenca e donatorëve. Ne jemi të nderuar që do të organizojmë këtë konferencë. Kjo konferencë do të ndodhë në Shqipëri, duke marrë në konsideratë që do të jenë 300-400 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare, të institucioneve ndërkombëtare financiare, të shteteve të ndryshme. Ne besojmë që do të organizohet nga fundi i janarit, pasi ne besojmë që ky proces i vlerësimit të dëmeve pas kësaj fatkeqësie të jetë kryer në mënyrë që të jemi të sigurt për shifrat. Presidentja e Komisionit do të marrë pjesë në këtë konferencë. Angazhimi është për 15 milionë euro që janë për Shqipërinë dhe kjo është pjesë e angazhimit tonë. Ky është hapi i parë fare për ndihmën për Shqipërinë.”- tha ai.
Ai vlerësoi edhe punën e bërë nga qeveria.