Gjatë maratonës së vrapit në Gjeorgji një prej konkurruesve goditi me shuplakë të pasmet e një gazetareje që po raportonte drejtpërdrejt eventin. Shumë shpejt u zbulua se personi që qëlloi Alexan ishte ministri Tommy Callaway. Në një intervistë për “Inside Edition” u shpreh i penduar për veprimin e tij.
Atleti 43 vjeçar më pas kërkoi falje publike për veprimin e tij në Savannah Bridge Run. Por pavarësisht kësaj, reporterja Alex Bozarijan e ka denoncuar në polici.
Jo vetëm kaq, ajo e publikoi videon nga maratona në rrjetin e saj të Twitter duke e denoncuar rastin, dhe duke shkruar se ajo ishte dhunë ndaj femrave.