Prokurori i Apelit të Tiranës, Genti Xholi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK e ka konfirmuar në detyrë Genti Xholin
Ai kaloi me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.
Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.