“Kam mbetur i habitur, kur hyje në brendësi të banesave ishte katastrofë.”, eksperti rumun ngre shqetësimin: Duhet kontroll më i madh në cilësinë e ndërtimeve!

0
302

Në një intervistë në rubrikën “Opinion”, Inxhinieri i strukturave nga Rumania Cezar Aanicai se gjendja pas tërmetit në Shqipëri paraqitet e rëndë.Aanicai u shpreh se çarje të mureve në ndërtesa si në Shqipëri nuk ka parë askund.

“Dua të qartësoj diçka, unë jam inxhinier strukturash. Kam pasur një aktivitet didaktik prej 25 vitesh e jam përfaqësues i qeverisë së Rumanisë, pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Strukturave. Nuk jam sizmolog, që t’ju flasë nëse do të ketë lëvizje tektonike. Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Çdo tërmet ka disa gjatësi valës, të cilat udhëtojnë me shumë kilometër. Tërmetet në Rumani lejojnë që strukturat të sillen në mënyra të ndryshme, sepse lëvizin sipas valëve. Në rastin e Shqipërisë, kemi pasur valë 10 km në thellësi e këto valë shkatërrojnë shpesh strukturat. Nuk kam parë kurrë çarje të tilla”, tha ai.

Eksperti rumun theksoi se ka parë dëmtime serioze të ndërtesave, sidomos në zonën e Vorë, duke thënë se ajo që e ka habitur është se këto ndërtime ishin mirë nga jashtë, por kishin pësuar dëmtime të rënda nga brenda.

“Kam parë ndërtesa që nga jashtë duken mirë, por në brendësi janë të shkatërruara. Mendoj se kontrolli rigoroz ka munguar. Në Vorë kam vënë re ndërtesa me shkatërrime të mëdha. Por ndërtesat e mira kanë mbijetuar. Në Shqipëri ka inxhinierë po ashtu tepër të mirë. Gjatë bisedës me inxhinierët, ata ishin shumë të mirë, por ka edhe gabime, gjë që ndodh edhe në Rumani. Kam parë një ndërtesë në Marikaj që më ka habitur nga zgjerimi i shkatërrimit. Tullat ishin shkatërruar thuajse totalisht. Terreni ishte ndërtuar mbi truall të dobët. Gabimet e bëra kanë bërë që të ketë pasoja. Ekziston një problem legjislativ që duhet rregulluar, në sensin e një kontrolli më të madh në cilësi në ndërtime. Por ka edhe ndërtime që janë bërë në rregull. Edhe në Rumani nuk është sistemi perfekt, por arrijmë të menaxhojmë situatën në momente të caktuara. Edhe Shqipëria edhe Rumania kanë kaluar në periudhën e komunizmit. Sistemi komunist, me gjithë problemet e veta patjetër, arriti që të ketë një sistem ndihmë që të përçojë siguri në ndërtesa, në vlerësimin e kualitetit. Kolonat janë më të rëndësishme sesa muret”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti rumun vlerësoi se ndërtesat e rrënuara nuk duhet të qëndrojnë më në atë gjendje, por ose duhet të shkatërrohen ose të rindërtohen.

“Kam mbetur i habitur se nga jashtë ishte mirë, por kur hyje në brendësi ishte katastrofë. Disa ndërtesa kanë çarje të dukshme. Probleme kanë qenë katet e sipërme. Në Vorë kam parë dy ndërtesa shumë të shkatërruara, pasi kishin dëmtime në strukturë. Në vlerësimin tim, disa ndërtesa atje nuk duhet të përdoren më. Duhet vendim për shkatërrim ose rindërtim. Personat nuk mund të qëndrojnë në këto ndërtesa, pasi rreziku është i lartë”, deklaroi eksperti nga Rumania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here