Një vrasje me armë zjarri tronditi këtë mbrëmje qytetin e Kavajës.Personi në foto është Marjus Ismailaj që u vra me armë gjahu nga 60-vjeçari Xhevdet Leçini, pas një konflikti për motive banale, teksa të dy ishin nënë efektin e alkoolit.
29-vjeçari ishte një emër i njohur i njohur për policinë. Në vitin 2012, Ismailaj është arrestuar së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj, për “vrasje të mbetur në tentativë”.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 29 korrik 2012, ku Ismailaj bashkë me shokun e tij kishin plagosur rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive. Gjithashtu i riu kishte precedent penal edhe për vjedhje.