Ky është momenti kur një pallat 5 katësh në zonën e Shkozetit, i shpallur me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e banorëve pas tërmetit të 26 nëntorit, hidhet në erë me tritol.
Pallati u shemb me shpërthim të kontrolluar nga Inspektoriati Kombëtar i Kontrollit të Territorit.
Siç edhe nënvizon Inspektoriati në njoftimin për mediat, pallati ishte rrezik potencial edhe për ndërtesat e tjera ngjitur.