Zbardhen ndryshimet e fundit në rezolutë, fokus kryesor bllokimi i ndikimit të Moskës, ja pse ambasada ruse u alarmua

0
245

Postuar: 07/12/2019 – 08:12

Zbardhen arsyet se përse ambasada e Rusisë në Tiranë shpërtheu në sulme dhe akuza në adresë të qeverisë shqiptare, sa i takon rezolutës për ndikimet e huaja. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ambasada ruse kërcënoi autorët e rezolutës, si dhe mazhorancën socialiste, se kjo nuk do të kalojë pa u vënë re në Moskë. Por arsyeja se përse ambasada e Rusisë ka reaguar kaq fort në lidhje me këtë rezolutë, duket se ka qenë rreshtimi i Shqipërisë krah Bashkimit Europian. Gazeta ka siguruar versionin përfundimtar të rezolutës “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimit në proceset demokratike kombëtare”, e cila u votua dy ditë më parë në Kuvend, ku janë bërë një sërë ndryshimesh. Në rezolutën përfundimtare ligjvënësit shqiptarë kanë shtuar pjesë nga rezoluta e Parlamentit Europian, e cila u votua në tetor të këtij viti kundër Rusisë, duke ndryshuar kështu variantin e vjetër të rezolutës. Sipas asaj që thuhet në rezolutë, qëllimi i kësaj rezolute është që edhe Shqipëria të rreshtohet krah BE, sa i takon marrëdhënieve me Rusinë. “Projekt-Rezoluta vjen si iniciativë për t`ju bashkuar qasjes së Bashkimit Evropian, pas miratimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian së datës 10 Tetor 2019 “Mbi ndërhyrjen e huaj elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare dhe Evropiane”, (2019/2810(RSP) dhe Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Nr. 2255 të 2019 mbi “Shërbimin publik të mediave në kontekstin e dezinformimit dhe propagandës””, thuhet në rezolutën anti-Rusi që u votua të enjten në Parlament me 97 vota pro.

Fokus kryesor bllokimi i ndikimit të Moskës

Por këto ndryshime të minutës së fundit që iu bënë rezolutës kanë si qëllim bllokimin e ndikimit të Moskës në Shqipëri. Në variantin origjinal të rezolutës thuhet se ndërhyrja e vendeve të huaja në Shqipëri ka për qëllim kërcënimin territorial dhe politike të vendit, kështu që miratimi i kësaj rezolute, sipas modelit të Bashkimit Europian është domosdoshmëri.“Është konstatuar me shqetësim rritja në mënyrë eksponenciale e ndërhyrjeve të huaja nëvendet anëtare të Bashkimit Europian; Është vënë re rritja e rasteve të dezinformimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimore më gjerë; Theksohet se ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e shtetasve për të thënë fjalëne tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, siç përcaktohetnë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Europiane të të Drejtavetë Njeriut dhe se një ndërhyrje e tillë nga shtetet e tjera përbën shkelje të së drejtësndërkombëtare edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritetinterritorial ose kërcënim për pavarësinë politike”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, reagon Balla

Sa i takon miratimi të rezolutës anti-Rusi, dje reagoi edhe kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili deklaroi se Shqipëria mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balla, i cili ishte edhe propozuesi i kësaj rezolute në Kuvend theksoi se është e domosdoshme të ndërmerren hapa të menjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit. “Rezoluta e votuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare me 97 vota pro mbi ndërhyrjet e huaja, e përafruar me qëndrimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e 10 Tetorit 2019, është dëshmi reale e orientimit tonë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe e qasjes së përbashkët kundër dezinformimit, lajmeve të rreme, shpifjeve dhe formave që mund të marrin ato. Janë të domosdoshëm hapa të menjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit, e për këtë qëllim duhet të përgatiten ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion, marrja masave ligjore dhe identifikimi i llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme”, deklaroi Balla.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here