Harta, ja sa banesa do të prishen në Dibër e në Shkodër, dëme të shumta në Vlorë dhe Fier, shembet shkolla në Bubq

0
377

Postuar: 07/12/2019 – 08:05

Vijojnë shembjet e ndërtesave të prekura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ditën e djeshme është shembur një shkollë në Bubq, ndërsa zëvendësministrja e Brendshme ka bërë publike hartën e banesave që do të shemben në Dibër e në Shkodër, sakaq ka edhe shumë dëmtime në Vorë edhe në Fier. Ekspertët në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë dhe Laç kanë vijuar vlerësimin e banesave të prekura nga tërmeti. Zv.ministrja e Brendshme evidentoi një shifër të papublikuar më parë nga dëmet e tërmetit në qarqet Shkodër, Dibër, Fier dhe Vlorë, ku janë bërë vlerësimet e banesave të pabanueshme, që do të shemben në ditët në vijim dhe të atyre që do t’i nënshtrohen riparimit. Një objekt tre katësh në Bubq është shembur pasditen e djeshme, pasi ishte shpallur i pabanueshëm pas verifikimeve të bëra nga specialistët e ndërtimit. Në këtë objekt 3-katësh jetonin 7 familje. Sakaq, Voda ka bërë bilancin teksa tha se deri tani janë prishur 33 objekte të cilat pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Thumanë dhe janë inspektuar 5171 objekte. Voda deklaroi se vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spital 19 pacientë të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti. Sakaq në Thumanë, në bashkinë Krujë janë prishur 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq. Ndërkohë në Bashkinë Durrës, ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në lagjen Kënetë. Sakaq ka vijuar dje shembja e një objekti 4 katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”. Në bilancin që bëri zëvendësministrja e Brendshme Voda, bëri me dije se puna me shembjen e ndërtesave po vijon edhe për copëtimet e inerteve në disa objekte, që janë përkatësisht, një objekt afër kompleksit “Tropikal, në shtëpinë e familjes Reci, në qytet Durrës, po ashtu në kompleksin “Miramare”, tek ndërtesa e familjes Lala në Kënetë, dhe tek ndërtesa tek rr. “Dhimitër Gjerko”. Sakaq në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve. Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjeçare dhe ka filluar prishja e një objekti 3-katësh.

Bilanci i shëndetësisë

Sa i përket bilancit të shëndetësisë zëvendësministrja Voda bëri me dije se numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë, ku përkatësisht 16 pacientë ndodhen në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Sakaq janë kryer 3,839 vizita në njësitë akomoduese dhe ka 809 qytetarë të vaksinuar në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë.

Bilanci i dëmtimeve

Ndërsa sa i përket bilancit të ndërtimeve, deri më tani rezultojnë të dëmtuara lehtë 78 banesa, në qarkun Shkodër. Ndërsa të dëmtuara rëndë 27 banesa dhe të pabanueshme, të cilat do prishen, 11 banesa, të gjitha këto në qarkun Shkodër. Ndërsa bilanci në qarkun Fier, Bashkia Lushnje, shënon 6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët. Ndërsa në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjeçare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Sakaq në Bashkinë Mallakastër, në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjeçare “Gjok Doçi”. Nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë. Ndërsa në qarkun e Vlorës, sipas deklaratave të Vodës, ka pasur 37 ankesa për dëme, prej të cilave janë evidentuar 22 dhe janë në proces 15. Po ashtu Bashkia Selenicë, ka pasur 15 ankesa, janë evidentuar 9 raste, dëmtim i plotë 3 raste, dëmtim i pjesshëm 4 raste.

Arbjona ÇIBUKU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here