Google search engine
Home Politike E papritur/ “Jemi të kënaqur me 50 viktima”, pas ‘gafës’ së bujshme,...

E papritur/ “Jemi të kënaqur me 50 viktima”, pas ‘gafës’ së bujshme, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako jep dorëheqjen dhe shpjegon arsyen: Nën një stres që… (E PLOTË)

0
408

Pasi dje u vu në qendër të vëmendjes nga mediat pas një gafe që bëri në një prononcim për mediat, ka dhënë dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan Sako në një postim në Facebook.

Në një intervistë të dhënë dje për “Top Channel” Valbona Sako mes tjerash tha se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here