Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka bërë me dije se Mbikalimi i Shkozetit në qytetin e Durrësit është i hapur për qarkullimin e mjeteve.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik shembjeje në Mbikalimin e Shkozetit dhe se qarkullimi i mjeteve mund të vazhdojë normalisht.
Njoftim për median dhe opinionin publik:
Hapet për trafikun e mjeteve Mbikalimi i Shkozetit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ju bën me dije se Mbikalimi i Shkozetit është i hapur për trafikun dhe nuk është në rrezik për qarkullimin e mjeteve.
Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun.