Google search engine
Home Politike Një audio në italisht shpërthen panikun në Durrës për një tërmet të...

Një audio në italisht shpërthen panikun në Durrës për një tërmet të fuqishëm, reagon për herë të parë Ambasada Italiane

0
515

Ashtu siç ndodhi pas tërmetit të 21 shtatorit kur në disa media online u shpërnda qëllimisht një lajm i rremë ku thuhej se një tërmet apokaliptik do të trondiste vendin, edhe sot ka nisur të qarkullojë një lajm i tillë.

Një audio-fake në italisht, që qarkullon në ëhatsup dhe në mediat sociale po shkakton alarm në Durrës. Zëri i një burri që flet italishte të përsosur i bën të ditur një personi imagjinar i cili banon në Durrës se duhet të largohet nga katet e sipërme të banesave, pasi, “sipas ushtarakëve”, një tjetër tërmet “gjatë natës” mund të shkaktojë ne Durrës shumë dëme “për shkak të shiut”.

Ambasada Italiane në Tiranë ka reaguar pas audio-fake dhe thotë se në lidhje me tërmetin në Shqipëri referimi duhet të bëhet vetëm te autoritetet shqiptare dhe selia diplomatike italiane në Tiranë duke u kërkuar qytetarëve që të mos marrin si të vërtetë lajmin që po qarkullon në rrjetet sociale.

Audioja qarkullon që nga dita e djeshme dhe parashikimi-fake i referohej natës së mbrëmshme, gjatë së cilës nuk u regjistrua asnjë tërmet i fuqishëm. Por lajmi u shpërnda vetëm sot dhe, ndonëse ishte “i skaduar”, sikurse ndodh në të tilla raste po shpërndahet në mënyrë virale, duke shpërthyer një alarm krejtësisht pa baza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here