Këngëtari i njohur, Noizy ka qenë pranë pranë banorëve të Durrësit gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa kishin kaluar mbi 12 orë nga tragjedia që la nën rrënoja 25 njerëz dhe ka plagosur 650 të tjerë.
Përmes disa fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, Noizy ka treguar se ka shkuar pranë zonës ku janë ngritur edhe çadrat për banorët të cilëve iu janë shkatërruar shtëpitë.
Në disa nga videot që ai ka publikuar vihet re që ka gatuar vetë makarona në një kazan të madh në një zjarr të ndezur jashtë dhe shihet që qëndron afër tyre, për t’i mbështetur në këto ditë të vështira.
Shkrimi i Noizyt
“Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo”- ka shkruar Noizy krahas videos.