Kërcënoheshin vazhdimisht nga “Bajrat”, zbulohen emrat e tre biznesmenëve që paguanin shuma marramendëse në këmbim të jetës së tyre

0
385

Janë zbukuar emrat e tre personave në Shkodër që janë kërcënuar me jetë nga anëtarët e grupit Bajri, duke iu marrë shuma të konsiderueshme në euro dhe lek.

Një pronar restoranti në Shirokë Ardi Vajushi, një pronar agjensie udhëtimi në Shkodër Arjet Miloti dhe biznesmeni Ardjan Kiri, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë personat që në periudha të caktuara janë shantazhuar dhe kërcënuar me jetë, me qëllim dhënien e shumave financiare për llogari të anëtarëve të grupit “Bajri” ose siç njihen ndryshe në Shkodër me emrin “Djemtë e Dobraçit”. Këtyre tre personave u janë marrë çdo muaj një sasi e konsiderueshme euro. Edhe pse ata janë marrë në pyetje në prokurori dhe kanë deklaruar se nuk i kanë dhënë para anëtarëve të grupit “Bajri”, përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë nxjerrë të kundërtën e asaj që kanë pretenduar tre biznesmenët në Shkodër. Grupi i strukturuar kriminal “Bajri” që drejtohej nga Safet dhe Behar Bajri, të njohur në Shkodër për shkak të veprimtarisë kriminale, të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore në qytetin e Shkodrës, kishte përfshirë një numër të konsiderueshëm dhe kishte arritur të krijonte një situatë frike te banorët e qytetit në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale, sa vetëm përmendja e emrit, të një prej drejtuesve të tij, ishte e mjaftueshme për t’i vendosur nën presion tre biznesmenët, të cilëve u drejtohej. Si rezultat i kësaj veprimtarie, grupi i strukturuar ka arritur të përfitojë padrejtësisht sasi monetare duke vendosur nën presion psikologjik Arjet Miloti, Ardi Vajushi dhe Ardjan Kiri.

Tre biznesmenët të trembur, mohojnë dhënien e parave

Të ndodhur nën efektet e dhunës psikologjike edhe gjatë pyetjes së tyre në prokurori, viktimat nga këto vepra penale kanë mohuar që të jenë nën “shtrëngim”, duke përdorur shpjegime joreale, që bien në kundërshtim me të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike të komunikimeve. Po ashtu thotë prokuroria, nuk provohet ndonjë marrëdhënie financiare apo tregtare mes tre personave Arjet Miloti, Ardi Vajushi e Ardjan Kiri dhe anëtarëve të grupit “Bajri”. Ndërkohë, përveç veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, për të përfituar sasi monetare, anëtarë të grupit të strukturuar ishin të përfshirë edhe në veprimtarinë e “prodhimit ose mbajtjes së lëndës narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here