Ishte në hotel me një 47-vjeçar në momentin e arrestimit, dalin detajet si funksiononte skema e prostitucionit të ‘Zogut të Tiranës’

0
368

Ditën  e djeshme bëri bujë në media arrestimi i Hermes Nikajt i cili është angazhuar në disa emisione televizive në rolin e gazetarit dhe njihet nga të gjithë me nofkën ‘Zogu i Tiranës’.

Policia e Tiranës bëri të ditur të dielën se 28-vjeçari akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Nikaj u arrestua bashkë me një 47-vjeçar nga Kurbini në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Përgjimet e policisë pas një viti hetimi kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit.

Nikaj siguronte prostituta për klientë të ndryshëm me një çmim nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë për dy orë.

Baza e grupit ishte një qendër estetike, e drejtuar nga një 43-vjeçare. Ajo siguronte femrat për klientët.

Vajzat e reja punësoheshin si kursante në qendrën estetike dhe më pas nisnin punë si prostituta. Për disa prej tyre, grupi merrte deri në 700 euro nata.

Në gjendje të lirë janë proceduar edhe dy vajza, 20 dhe 32 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here