I vunë zjarrin në mes të Shkodrës makinës së gjyqtarit, Policia del me reagim zyrtar

    0
    453

    Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me djegien e makinës së gjyqtarit Andri Ymer mbrëmjen e djeshme.

    Njoftimi

    Më datë 24.11.2019, rreth orës 23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara tip Volksëagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.

    Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht.

    Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here