Na e “hodhi” të gjithëve, Cristiano Ronaldo ndërmerr hapin surprizë që se priste askush

0
322

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej 3 vitesh Georgina Rodriguez mund të jenë martuar në fshehtësi në Marok, menjëherë pas ceremonisë “EMA” të MTV në Sevilje pak javë më parë.

Burime të afërta me futbollistin thonë se çifti bëri celebrimin para pak dëshmitarëve, sipas revistës italiane “Novella 2000”.

Megjithatë dyshimet se bukuroshja argjentinase dhe ylli portugez i futbollit ishin të martuar nisën që në gusht, kur Georgina iu referua sulmuesit si “bashkëshorti i saj”.

“Novella 2000” shkruan se ceremonia sekrete u realizua me ndihmën e mikut të Cristianos, Badr Hari. Gjithashtu thuhet se çifti është martuar në fshehtësi e larg paparacëve për shkak të marrëdhënies jo të mirë të Rodriguez me vjehrrën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here