Tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, zbardhen kërkesat emergjente të PD (LISTA)

0
331

Mëngjesin e sotëm u zhvillua tryeza e përbashkët e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. 

Ndërkohë Report Tv ka zbardhur propozimet e përfaqësuesit të PD-së Ivi Kaso. PD-ja kërkon ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Gjithashtu selia blu kërkon ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

Propozimet e PD-së në tryezën e OSBE-së për reformën zgjedhore

Opozita e bashkuar është e  përkushtuar për:

–              Integrimin, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent.

–              Rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

Për këtë qellim jemi të gatshëm të bëjmë:

–             Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

–              Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e  uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

–              Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit,  në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

–              Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

–              Përcaktimin e  rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

–              Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

–              Miratimin e rregullave për hartimin  nga  KQZ  të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë ë detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

–              Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

–              Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt  zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave  që  kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi I mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive  të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

–              Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

–              Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

–              Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

–              Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi I cili  duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF, edhe kur ato nuk janë të akredituara si vëshguese, apo denoncimet në media. Duhet ngritur një sistem i pavarur verifikimi i levizjeve financiare të korporatave për një periudhë përpara dhe pas procesit zgjedhor.

–              Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mosdeklarimin dhe/ ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksoneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet/ kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

–              Përfshirjen edhe të Fondacioneve Politike, në rregullat e financimit për Partitë Politike/ kandidatët.

–              Forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacionet politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here