Është e disata herë kjo që Aleanca LGBT denoncon dhunën e përsëritur ndaj transgjinores së famshme Anxhela. Ajo ka treguar së fundmi se është dhunuar nga një grup të rinjsh, 20-vjeçarë, teksa po qendronte në një stol pranë parlamentit.
Në rrëfimin e saj ajo ka treguar edhe se brenda Parlamentit shqiptar ka homoseksualë dhe se ata fshihen. Këta persona Anxhela i ka cilësuar si të mjeruar.
“Po rrija tek parlamenti si gjithmonë, se skam kur rri. Ishin disa djem 20 vjeç. Po rrija në stol se po binte shi. Ato po me shikonin. Njëri nga ato me gjuajti më goditi fort nga mbrapa dhe ngela aty humba ndjenjat. Njëri nga ato me goditi me shkelm në turi. Ishin 6 persona. Nuk reagonte njeri. Unë nuk u dorëzova. Zoti një herë ma ka dhënë jetën. Nuk është i vetmi rast, njerëzit më shohin nëpër rrugë më flasin më dhunojnë për faktin se jam transgjinor. Njeriu nuk i kam borxh sepse nuk po i cënoj familjen njeriu. Nuk jam pedofile, shikoj hallin tim. Njerëzit kalonin në rrugë dhe asnjë nuk me jepte ndrihmë. Ne jemi krijesa të zotit. Unë di dhe vetë që të mbrohem, po i bëj thirrje shtetit të vihen para drejtësisë. Kur shkova në komisaroat një nga policët më tha këtu nuk ke për të gjetur asnjëherë të drejtë. Kam hasur paragjykime dhe në komsariat. Unë ça jam transgjinore, jam për veten time. Kam kërkuar edhe punë, kudo dhe askush nuk më ndihmon. Dje një polic po më thoshte mua çfarë je ti burrë apo grua. Dhe unë ju vërsula se nuk të intereson se çfarë jam unë. Në duam mbrojtje siguri, që mos të rri në rrugë se jam e rrezikuar. Kalonin njerëz dhe thonin mirë ja bënë. Z. Gjuzi të mbylli gojën dhe mos të flasë me ato deklarata të forta. Brenda parlamentit shqiptar ka homosekseuale dhe janë të fshehu ato janë më të mjeuar se jemi ne. Unë jam krenare se kush jam dhe nuk kam frikë”, tha Anxhela për Fax News.








































