Mbrëmjen e djeshme, Ambasada e Holandës në vendin tonë ka reaguar ashpër për rrahjen e Anxhela H, që është pjesë e komunitetit trans gjinor në Shqipëri Kjo e fundit është përndjekur dhe dhunuar nga disa persona të paidentifikuar. Ambasada shprehet e shokuar nga dhuna ndaj saj, dhe shprehet sde gjithsecili duhet të jetë i lirë për të dashuruar këdo.
“Të shokuar nga ky akt dhune kundër një anëtare të komunitetit transgjinor në Shqipëri, Ambasada Hollandeze mbështet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që dënon sulmin dhe i bën thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jetë vetvetja dhe të dashurojë këdo që dËshiron”, thuhet në reagimin e Ambasadës Holandeze.
Më herët për dhunimin e Anxhelës ka reaguar dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku sipas tyre ajo është sulmuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Komisioneri ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që të identifikojnë dhe të marrin masa ndaj personave që dhunuan transgjinoren.
