Google search engine
Home Sport “Me të futme?! Futbolli s’është për hallexhinj”, zv.kryeministri Braçe sulmon Armand Dukën...

“Me të futme?! Futbolli s’është për hallexhinj”, zv.kryeministri Braçe sulmon Armand Dukën për çmimet e kripura të biletave kundër Francës

0
420

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sot me një postim për ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës në stadiumin “Arena Kombëtare.”

Me anë të një postimi në Instastory, Braçe ka thumbuar tifozët duke i pyetur nëse janë përgatitur për ndeshjen me Francën, të vlefshme për Euro 2020, duke akuzuar indirekt Federatën Shqiptare të Futbollit.

“A i bletë biletat për Francës? “Me të futme” apo si? Mos harroni, për ata “futbolli s’është për hallexhinj”!,”-shkruan Braçe. 

Disa kohë më parë zyrtari i FSHF-së, Arben Dervishajt nga një emision sportiv tha se “Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, duke justifikuar kështu çmimet e larta të biletave në stadiumet shqiptare sidomos të atij të “Arenës.”

Për të siguruar një biletë në ndeshjen me Francën e cila më e ulta është 15 mijë letë të vjetra, FSHF ka vendosur si kusht blerjen e biletës kundër Andorrës në “Elbasan Arena”, edhe anëtarësimin e fan clubit të tifozëve që kushton sa çmimi i një bilete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here