Opinionisti Lorenc Vangjeli, u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të publikojnë një listë tjetër për personat non grata.
Vangjeli tha se në listë do të ketë edhe emra të personazheve të njohur në Shqipëri.
“Unë kam një lajm shumë të mirë për shqiptarët dhe një lajm shumë të keq për mëkatarët. Bota është bërë shumë e vogël dhe është bërë më e vështirë të fshihen paratë. 10 vite më parë Greqia u trondit nga lista e quajtur lista “Langard”. Kam përshtypjen se shumë shpejt do kemi një listë tjetër. Lista do të bëhet publike shumë shpejt dhe do të ketë emra të personazheve të njohur në Shqipëri. Është paralajmëruar nga SHBA, për disa persona non grata, që do të shkojnë në 14 veta të cilët në të gjithë botën janë 100. Një në 7 është shqiptar. Paratë nuk i çojnë në Lindje as në Rusi, i çojnë në Perëndim dhe çelësat e perëndimit i kanë SHBA”, tha Vangjeli në Opinion.









































