Ushtria amerikane ka publikuar pamjet ku tregojnë operacionin për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi. Në video duken trupat amerikanë, të cilët gjuajnë teksa i drejtohen vilës ku qëndronte lideri i ISIS. Al-Bagdadi, pasi nuk pati rrugëdalje hodhi veten në erë bashkë me dy djemtë e tij.
Pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me municione. Operacioni ushtarak zgjati dy orë, ku u vranë dhe bashkëpunëtorë të kreut famëkeq të ISIS-it. Ndërsa, asnjë pjesëtar i forcave të Marinës Amerikane nuk ka humbur jetën, ndërsa janë shpëtuar 11 fëmijë që ndodheshin në banesë.
Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se ndërtesat e shkatërruara tashmë duken si një parking me gropa gjigande.
McKenzie u shpreh gjatë një konference për shtyp:
“Ai u zvarrit në një tunel me dy fëmijë të vegjël dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan në tokë”.
Kujtojmë këtu edhe deklaratën e presidentit të SHBA Donald Trump i cili tha se: |Ai vdiq si qen, ai vdiq si një frikacak. Udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”.