Deputeti, Halit Valteri u shpreh se djegia e mandateve nga opozita politike ishte kapriço e mosplotësimit të pazareve mes tyre dhe mazhorancës.
“Për të gjithë ata që mendojnë se opozita e re është patericë e pushtetit të Ramës u them me plot gojën se jemi patericë e qytetarëve. Djegia e mandateve ka qenë kapriço e mosplotësimit të pazareve që këta njerëz kanë pasur me njëri-tjetrin. Ne po kërkojmë ndryshim sistemi por me shumë të drejtë Ambasadori thotë se jemi mbytur në një pikë ujë. Kemi firmosur 39 njerëz dhe themi do të ndryshojmë sistemin.
Plaça unë nëse të 39-ë e dinë se çfarë do të thotë. Ndryshimi i sistemit do të thotë të shkërmoqësh një marrëveshje 30 vjeçare, një privatizim që i kanë bërë selisë së Kuvendit. Të gjithë biznesmenët e mëdhenj kolliten te partitë e mëdha që japin lekët”, th ai në Ora News.