Pjesë e grupit kriminal ‘Habilaj’, Krimet e Rënda shpallin fajtor Armando Kocerrin (Ja sa vite burg rrezikon)

0
336

Armand Koçerri, i arrestuar si pjesë e bandës “Habilaj” e cila kryente trafik ndërkombëtar droge sipas Prokurorisë është dënuar me 15 vite burg.

Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkoi sot 15 vite burg për Kocerrin, i cili përfiton  nga gjykimi i shkurtuar.

Çështja ndaj tij u nda nga pjesa tjetër e grupit disa javë më parë dhe sot, Prokuroria kërkoi shpalljen e fajshëm të tij dhe dënimin me 10 vite në total.

HETIMET

Duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria e Katanias, të zbardhura nga mediat italiane, grupi i shkatërruar gëzonte në Shqipëri një mbështetje nga një pjesë e Policisë.

Sipas “Meridioneës”, droga trafikohej nëpërmjet detit në Itali dhe më pas, aty i shpërndahej klaneve mafioze. “Organizata, e cila në Shqipëri gëzonte mbrojtje nga disa eksponentë të Policisë, të cilët ishin të implikuar, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit.

Në momentin që droga arrinte në Itali, ajo kalonte në nivelin e dytë. Disa persona të tjerë e blinin atë, dhe më pas, e rishisnin te pasuese të klaneve të mafies, kryesisht të provincave të Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës”, shkruante disa muaj më parë “Meridoneës”.

Më tej, media italiane shkruan edhe për hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe marrjen në pyetje të Moisi Habiljat në Itali për llogari të Shqipërisë. “Hetimet italiane u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi i Habilajt, i cili ka qenë ministër, është nën hetim.

Saimir Tahiri ka hedhur poshtë akuzat. Në Itali, prokurorët shqiptarë arritën disa muaj më parë. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk është zbuluar”, përfundonte shkrimi i “Meridioneës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here