Ditët e fundit sherri mes moderatores dhe Oriola Marashi e Kejvin Kthella ka qenë në qendër të mediave rozë, nga komentet verbale devijoi në dhunë.
Moderatorja Einxhel Shkira ka kujtuar ditën e sotme tradhtinë e parë me një këngë që ajo e ka quajtur të preferuarën e saj, atë të Brunos. Një ripunim i këngës së famshme të Fatjeta Barbullushit ‘Pash dy sytë’. Einxhel e ka postuar në Instastory këngën e Brunos dhe ka shkruar: ‘Bruno faleminderit që na kujtove tradhëtinë e parë’.
Më tej ajo ka shtuar se njeriu i gabuar nuk do ndryshojë kurrë, sepse mbetet gjithmonë i gabuar.
‘Njeriu i gabuar nuk do ndryshojë kurrë, sepse mbetet gjithmonë i gabuar. Dola në këtë konkluzion që kur e këndonte Fatjeta Barbullushi. Mbase ndryshon tani që e këndon Bruno’, deklaron Einxhel.