Google search engine
Home Bota Rajoni Ndodh për herë të parë, në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni...

Ndodh për herë të parë, në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni zgjidhet një shqiptar (Emri+Foto)

0
372

Ndodh për herë të parë që në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të vendoset shqiptari Sali Murat.

Mandati i tij do të nisë në fillim të nëntorit të këtij viti. Ai do të  zëvendësojë Nikolla Ivanovskin të cilit i skadon mandati. Ivanovski u zgjodh në vitin 2012 në krye të gjykatës kushtetues nga shumica parlamentare.

Në Kushtetuese kryetari zgjidhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë, shkruan Iliria News Agency.

Secili gjykatës mund të propozojë kandidatë për kryetar. Propozimin e vërteton Komisionin prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.

Sali Murati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here