Një person ka rënë në pranga në Sarandë pas një kontrolli të befasishëm nga policia.
Haziz Xhixho nga Saranda është vënë nën hetim nga policia pasi në automjetin tij me targa AA 648 ET, u gjetën qepë dhe patate që dyshohet se janë mallra kontrabandë.
Ai u ndalua në kthesën e Jorgucatit, në Gjirokastër.
Në momentin e ndalimit Xhixhos iu sekuestrua edhe sasia e mallit që u gjet në automjet, ndërkohë që materialet për hetimin e tij iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës.








































