“Duhet t’i ndërpritet mandati Agim Kajmakut”, ish-kreu i KQZ-së: Presidenti të shpallë dekretimin e datës së re të zgjedhjeve!

0
314

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume ka thënë për Fax News se KQZ duhet të vendosë për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku dhe se deri në zgjedhjet e reja në Bashkinë e Vorës, pushteti qendror do të drejtohet nga ana e nënkryetarit të Bashkisë.

“KQZ vihet në lëvizje nga ajo që i ka komunikuar prokuroria, në rastin konkret KQZ do ti ndërpresë mandatin të zgjedhurit në Vorë. Presidenti duhet të shpallë më tej dekretimin e datës së re të zgjedhjeve. Detyra duhet ti ngarkohet një prej nëkryetarëve të Bashkisë së Vorës, është i njëjti rast si i Shukri Xhelili në Dibër”, u shpreh Kume.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here