Një premierë e filmit horror Joker në Paris ka përfunduar dje në kaos total pasi dikush thërriti në sallë “Allahu ekber” duke bërë që të pranishmit të tentonin të largoheshin nga sytë këmbët. Njeriu që thërriti shprehjen arabe të kthyer në sinonim për terrorizmin, u ndalua nga policia në kinemanë Grand Rex dhe siç raportohej më pas u vu nën mbikëqyrje psikiatrike.
Dëshmitarët thanë se i dyshuari kishte thërritur disa herë fillimisht “Kjo është politike!” për disa sekuenca të filmit, dhe të pranishmit kishin nisur të qeshnin, por më pas ai ishte ngritur në këmbë vuri dorën në gjoks dhe nisi të thërriste “Allahu ekber” (Zoti është më i madhi). “Njerëzit ishin në panik dhe vraponin drejt daljeve. Disa prej tyre po qanin. Një nënë po kërkonte vajzën e saj”, tha dëshmitari. Një tjetër dëshmitarë tha se njerëzit po kapërcenin karriget për të dalë. Ndërsa drejtuesit e kinemasë Grand Rex tha e i dyshuari ishte me një bashkëpunëtor dhe sajuan incidentin për të vjedhur sende me vlerë të lanë nga anëtarët e audiencës. “Ata ishin dy hajdutë që po tentonin të vidhnin çantat dhe celularët e njerëzve. Më duke se kishin përdoprur edhe më parë taktikën në një tren”, tha zëdhënesi i kinemasë.