Paralajmëroi se do të nxjerrë sekrete ‘bombë’ për Sali Berishën, Izet Haxhia merret 7 orë në pyetje tek Krimet e Rënda ( Çfarë pritet të ndodhë?)

0
430

Avokati Idajet Beqiri bëri të ditur para dy ditësh se Izet Haxhia dhe e fejuara e tij janë marrë në mbrojtje pasi kërcënohet jeta e tyre. Kërcënimi është rritur më shumë në momentin që është bërë e ditur që do të fillonin deponimet ku do të dilnin akuza të rënda për ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me çështjen Hajdari.

Ndërkohë mësohet se edhe mëngjesin e sotëm Izet Haxhia është shoqëruar për t’u pyetur në lidhje me veprat penale për të cilat akuzohet. Haxhia është marrë disa herë në pyetje, me orë të zgjatura, nga OPGJ përgjatë javës së fundit.

Përveç seancave të marrjes në pyetje, Krimet e Rënda nuk mund të vijojnë me procesin gjyqësor, deri në momentin kur Gjykata Supreme të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me gjykatën kompetente.

Marrja e tij në pyetje ka nisur që në orën 08.00, ndërsa pyetja do të vijojë deri rreth orës 15:00. Ndërkohë që priten  që të dalin detaje ‘bombë’, të cilat sikurse është shprehu avokati Beqiraj në disa intervista, do t’i çjerrin maskën Sali Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here