Google search engine
Home Politike “I patolerueshëm, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”/ Pasi përdori...

“I patolerueshëm, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”/ Pasi përdori fjalor banal, Manastirliu shkarkon bashkëshortin e zëvendësministres Voda

0
415

Pas fjalorit jo të përshtatshëm në rrjetet sociale, është shkarkuar nga detyra Aurel Voda, drejtori i Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe njëkohësisht bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Tëitter.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.

Aurel Voda mbante postin e drejtorit të shërbimit parësor dhe spitalor, Voda së fundmi në publikimet në rrjetet sociale, ka lënë shumë për të dëshiruar me fjalorin e tij banal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here