Google search engine
Home Aktualitet Falsifikim dokumentash, vihet nën hetim zyrtari i lartë i Kadastrës, e pëson...

Falsifikim dokumentash, vihet nën hetim zyrtari i lartë i Kadastrës, e pëson keq edhe një qytetar (EMRAT)

0
802

Prokuroria e Elbasanit nisi procedimet ndaj një nëpunësi të Agjencisë së Kadastrës së Elbasanit dhe një qytetari.

Mësohet se ata akuzohen për tjetërsimin e dokumentacionit të legalizimit të një banese. Sipas informacioneve, dy personat e proceduar quhen Mentor Tola, 46 vjeç (regjistrues pranë Kadastrës së Elbasanit) dhe Beqir Gjura, 46 vjeç (pronar banese).

Tola akuzohet për ”shpërdorim detyre”, ndërsa Gjura akuzohet se ka falsifikuar dokumentat e legalizimit të banesës së tij. Ata do të hetohen në gjendje të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here