Alban Skënderaj është një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, i cili na suprizon gjithmonë me këngët e tij, që padyshim kthehen menjëherë në hite. Mirëpo sukseset e Albanit nuk kanë të ndalur.
Së fundmi Albani është nderuar si ‘I pari Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri’.
Lajmin e ka dhënë vetë Albani me postimin e fundit në rrjete sociale ku falenderon ambasadorin Alberto Cutillo dhe Ambasadës Italiane për këtë çmim.
“Faleminderit ambasadorit Alberto Cutillo dhe Ambasades Italiane në Shqipëri e cila me nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane ne Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, shkruan Albani.
Kujtojmë që muajin e kaluar Albani mbajti koncertin madhështor “Nën yjet e Tiranës”.









































