Po pinte kafen e mëngjesit i vetëm/ Maskat ekzekutojnë me kallashnikov biznesmenin në Lushnje, reagon policia: U qëllua nga dy persona

0
325

Policia jep informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku u vra me kallashnikov Besmir Hida, 35 vjeç.

Sipas policisë Hida është qëlluar nga dy persona ende të paidentifikuar. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë. Hida është i njohur si tregtar makinash në qytetin e Lushnjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Njoftimi i plotë

Lushnje/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here