Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes ku mbeti vrarë 35-vjeçari Besnik Hida sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:15 në lagjen “Skënder Libohova”, teksa Hida ndodhej në një lokal.
Mësohet se 35-vjeçari, pronar i një pike grumbullimi makinash, ishte ulur në lokal i vetëm në katin e dytë, kur një person i është afruar dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.
Pak pas krimit, autori është larguar me makinë, ku e priste një tjetër person. Aktualisht policia ka ngritur postblloqe, ndërsa po vijon punën për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.