Biznesmenin e ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në Lushnje, Artan Hoxha publikon pamjet tronditëse: Është i njëjti vrasës

0
299

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotshëm në qytetin e Lushnjes, ku një 35-vjeçar u ekzekutua me breshëri automatiku. Ai ndodhej në një lokal në momentin që ndaj tij është qëlluar dhe e kanë lënë të vdekur.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili shkruan se të njëjtët vrasëspo terrorizojnë qytetin e qetë të Lushnjes.

Artan Hoxha shkruan:

E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mban nen terror per 3 vite ne radhe qytetin e qete me njerez punetore te Lushnjes….
Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes…
Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosen eksploziv ne banese qe te largohej bashke me familjen jashte vendit.
Besmiri besoii te drejtesia dhe ky shtetit dhe sot eshte viktima e radhes e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta qe po mban nen kontroll me dore te hekurt qytetin agrobujqesor me te rendesishem ne vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here