Pas lajmit se Komisioni i Venecias ka konsideruar shkelje të Kushtetutës vendimin e Presidentit për të shtyrë datën zgjedhjeve të 30 qershorit, ka reaguar këshilltari Tedi Blushi. Ai e ka konsideruar lajmin gënjeshtër dhe “trakt të porositur”.
POSTIMI
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!