Google search engine
Home Politike Çudi në Parlament, deputetët e rinj kërkojnë ligj për të përfituar kredi...

Çudi në Parlament, deputetët e rinj kërkojnë ligj për të përfituar kredi të butë, ja përplasjet me Ruçin

0
457

Mbledhja e fundit e Komisionit të Kryetarëve u shoqërua me debate mes deputetit të opozitës se re, Myslim Murizit dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, pasi Murizi kërkoi kredi të butë për deputetët. Pas një debati të gjatë që Murizi bëri për çështjen e statusit të veteranit, ai bëri një propozim i cili mund të konsiderohet i çuditshëm pasi kërkoi që funksionarët e lartë publik të përfitojnë kredi me interes të ulët. Ky propozim hasi reagimin e Ruçit, i cili theksoi që debatet jashtë sallës të mos shkojnë në Komisione të tilla. “Zoti Kryetar, dua të flas jashtë rendit të ditës, nuk e di nëse është në tagrin e Konferencës së Kryetarëve, a të bëjmë ndonjë vendim, a të biem dakord të gjithë parimisht, për 15 apo 20 deputetët e rinj, të cilët kanë nevojë të mbështeten. Më duket se deri në vitin 2009 ka qenë ligji që deputetët dhe funksionarët e lartë publik përfitonin një kredi me interes të ulët. Nuk besoj se është hipokrizi për të ndihmuar 15 apo 20 deputetë, prandaj duhet ta bëjmë një vendim. Pra, bëhet fjalë për 1 miliard lekë të vjetër, që janë më pak se 1 milion euro. T’ia heqim Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra”, u shpreh ai. Ndërkohë Ruçi mori fjalën për t’i kthyer përgjigje deputetit mbi propozimin e tij. Ai tha se ky ligj ka qenë njëherë dhe është hequr, dhe hodhi poshtë mundësinë për ta rikthyer. “Lidhur me kërkesën e deputetëve për kredi, ju lutem, kanë ardhur deputetë që e kanë shqetësim, e kanë pasur edhe të tjerët. Ka qenë dikur, është hequr. Të jemi realist, është e vështirë që ne të bëjmë një ligj tani, por mund të shikohet problemi dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj, që nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, që ka fondin e kredive të buta, të interesohemi të përcillet shqetësimi që kemi ne. Por të bëjmë ne tani një ligj, se janë 5, 10 apo 20 deputetë, për më tepër për specifikën që kemi, që në mes të mandatit një pjesë e deputetëve kanë djegur mandatet, një pjesë e deputetëve kanë ardhur, që janë për një periudhë 1-vjeçare, e të tjera, nuk besoj se do të dalim gjëkundi si Kuvend, me mbështetje në këtë drejtim”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here