Përmbytje në vend pas shirave, Laçi dhe fshatrat e Krujës janë nën ujë

0
357

Moti i keq që ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme në disa zona.Erërat e forta dhe shiu i dendur që ka rënë gjatë natës ka bërë që disa pisha të bien e të bllokojnë aksin nacional Krujk-Fushë Krujë në vendin e quajtur Krastë. Për pasojë në këtë aks është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Ndërkohë, alarmante raportohet të jetë gjendja në disa fshatra të Krujës, ku uji ka depërtuar në banesa. Mësohet se fshati Luz, Mazhë, Mallkuç, Gjuricë, Bilaj, Murqinë, Hasan, Ura e Gjoles, janë nën ujë. 

Ndërkaq, edhe qyteti i Laçit është zgjuar sot nën pushtetin e ujit. Po ashtu e njëjta situatë raportohet edhe në Kurbin. Uji ka hyrë në shumë banesa dhe biznese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here